Në vend se të luhet ndeshja në Kosovë, dhe shikuesit të kenë mundësinë të shohin ndeshjen nga njëri prejs tadiumeve tona, Superkupa e Kosovës, sërish luhet në Turqi.

Ballkani dhe Prishtina, luajtën në një stadium totalisht bosh, asnjë shikues në karrige, asnjë interesim për të parë këtë duel, ndërsa katastrofa më e madhe është edhe orari me kohën tonë lokale, 11.00, shkruan Korneri.net

Ky është një tjetër gabim trashanik apo në vazhdën e shumë vendimeve katastrofale të FFK-së, që një ndeshje si kjo të lohet mijëra kilometra larg, dhe me audiencë zero.

Tek e fundit, për kë luhet futbolli, për teke dhe qefe të një personi, apo për adhuruesit e futbollit më saktësisht adhuruesit e klubeve të tyre përkatëse.

Besoni, si redaksi nuk kemi asgjë personale më askënd, por të luhet një ndeshje si kjo për një trofe të rëndësishëm pa asnjë shikues, është kulmi i neglizhencës dhe injorancës, dhe tjera është se nga ato pesë minuta që pamë të kësaj ndeshje, vetëm sa na iritojë më shumë që të ndryshojmë menjëherë kanalin.

Pë fund, çudi është pse edhe klubet pranojnë të luajnë në Turqi, sepse tek e fundit futbollist^t e tyre meritojnë më shumë respekt dhe vëmendje nga të gjithë, e jo të luajnë diku sikur janë jetim. /Korneri.net

 

 

Artikulli paraprakTaremi: “Nuk është koha për të folur për Inter-in”
Artikulli tjetërKy Inter ndoshta më i bukuri në 20 vitet e fundit