Sulmuesi i krahut transferohet nga KF Onix te Llapi.

KF Llapi ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin e krahut, Enis Stublla, 21 vjeçar i lindur më 09.07.1999, në Podujevë. Futbollisti këmbëshpejtë i krahut do vijoj të jetë pjesë e KF Llapi gjatë edicioneve 2021-2024

Enis Stublla kategoritë e reja i ka kaluar në Shkollën e Futbollit “Arsenal” (2010-2017), më pas u transferua tek KEK-u (2017-2018), KF Minatori (2018-2019) si dhe së fundmi tek Onix (2019-2020).

Stublla nuk do të jetë përforcimi i fundit i këtij afati kalimtar, pasi skuadra synon të përforcohet edhe me një futbollist para nisjes për fazën përgaditore në Antalya të Turqisë. /Korneri.net

Artikulli paraprakThe Best Dutch On the net Casino With Online Slots For Free Spins
Artikulli tjetërDy golat e shqiptarit Bajrami nuk mjaftuam, Empoli eliminohet nga Napoli