Ndeshje fantastike u pa në San Paolo.

Napoli ka kaluar me mjaftë mund në çerekfinale të Coppa Italia, pasi mposhti 3-2 skuadrën e Serie B, Empoli, që luajti shumë mirë dhe atë me dy shqiptarë në skuadër, shkruan Korneri.net

Giovanni Di Lorenzo e kaloi Napolin në epërsi, por Nedim Bajrami shpejt barazoi rezultatin. Pak para pushimit Hirving Lozano shënoi golin e dytë për vendasit. Mirëpo, Bajrami sërish me golin e dytë personal barazoi për herë të dytë rezultatin.

Megjithatë, sulmuesi Andrea Petagna i dha Napolit fitoren e rëndësishme dhe kualifikimin në çerekfinale, ku do të takohet me fituesin e çiftit Roma-Spezia.

Amir Rrahmani ashtu siç ju njoftuam ditë më parë, i luajti 90 minutat e kësaj ndeshjes, pasi për fat të tij janë lënduar mbrojtësit Manolas dhe Maksimovic. Ndërsa te Empoli përvec golashënuesit të dyfishtë Bajrami, nëojë u inkuadrua edhe Kristjan Asllani. /Korneri.net

Artikulli paraprakSulmuesi i ri transferohet nga Onix te Llapi
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Real Sociedad-Barcelona