Mario Mandzukic ka mbërritur në Milano dhe aktualisht po qëndron në një hotel në qendër të qytetit.

Sulmuesi i rrezikshëm kroat i cili ka kaluar momente të shkëlqyeshme te Juventusi,  do të kalojë natën e tij të parë në Milano në këtë hotel, në pritje të vizitave të tij mjekësore nesër në mëngjes, përcjell Korneri.net

Mario do të nënshkruaj kontratë gjashtë mujore nëse gjithçka shkon në rregull, por me mundësi që ta vazhdojë atë edhe për një vit, në rast se Milan ia del që të siguroj një vend në ngjarjen kryesore evropiane, Champions League. /Korneri.net

Artikulli paraprakLewandowski thyen rekordin e legjendës Gerd Muller
Artikulli tjetër10 Incredible Italian Women Who Made History