Një tjetër arritje e Robert Lewandowskit. “Lojtari i Vitit 2020 i FIFA-s” duket se nuk njeh kufij. Sot, në ndeshjen që Bayerni fitoi 2-1 ndaj Freiburgut, duke ndërprerë serinë e pesë fitoreve radhazi të rivalëve, sulmuesi polaku shënoi golin e tij të 21-të në kampionat, duke vendosur një rekord të ri në Bundesligë.

Në përfundim të gjysmës së sezonit (Bayerni është kampion i dimrit), askush nuk kishte shënuar kaq shumë gola (21). Rekordi i mëparshëm, dhe nuk mund ishte ndryshe, i përkiste një legjende tjetër të Bayernit, Gerd Mullerit, i cili kishte shënuar 20 gola në 17 ndeshje në kampionatin e sezonit 1968-’69.

Tani Lewandoëski do të përpiqet të thyejë një tjetër rekord të Mullerit, atë të numrit të golave ​​të shënuar në një edicion të vetëm në Bundesligë. Kampioni i botës në vitin 1974, i njohur si “der Bomber”, shënoi 40 gola në sezonin 1971-’72 (Muller gjithashtu fitoi Kampionatin Europian me Gjermaninë).

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here