epa05526160 Bernard Berisha (R) of Kosovo in action against Roman Eremenko (L) of Finland during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Finland and Kosovo at the Veritas stadium in Turku, Finland, 05 September 2016. Kosovo played their first FIFA World Cup qualifier in Turku. EPA/MARKKU OJALA FINLAND OUT

“Na mungoi cilësia e Berishës Berishës”, ishte justifikimi që trajneri Albert Bunjaki nxori pas humbjes në ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës ndaj Turqisë. Në një farë mënyre, trajneri i Kosovës kishte të drejtë, pasi mesfushori shtatshkurtër është një prej lojtarëve më të spikatur në kampionatin rus të futbollit dhe me formën që po kalon, do t’i kishtë bërë shumë punë përfaqësueses.

bernard berisha

Berisha, i cili ndoqi ndeshjen kundër Turqisë si spektator për shkak të një gjëndjeje gripale që nuk i mundësoi të zbriste në fushën e lojës, rezulton nga statistikat të jetë një nga futbollistët më të rrezikshëm në fazën ofensive në kampionatin rus të futbollit. Kjo, edhe pse ka shënuar vetëm 3 gola në 13 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Anzhi Makhashkala.

Berisha gol me Anzhin

Futbollisti 25 vjeçar është ai që provon më shumë herë të driblojë kundërshtarët, duke ia dalë mbanë shpesh me sukses. Ndaj aktualisht, Berisha kryeson statistikat e driblimeve në kampionatin rus, me 67 tentativa në ndeshjet e zhvilluara deri tani.

Me 5,2 driblime për ndeshje dhe 2,5 të realizuara me sukses, Berisha është aktualisht dribluesi më i mirë në kampionatin rus të futbollit dhe nuk është çudi që sipas mediave vendase, për të kanë filluar të interesohen klubet më të mëdha në këtë vend.

Artikulli paraprakInteri transferime të bujshme, 4 objektiva gjatë merkatos së janarit
Artikulli tjetërStatistikat, në Itali nuk fitohet duke vrapuar