Franco Foda është trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ai është prezantuar të shtunën nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Foda merr drejtimin e Kosovës pasi ishte papunë për gati dy vjet. Së fundmi drejtoi Zuerichun për një periudhë të shkurtë.

Kohën më të madhe si trajner, 57-vjeçari e kaloi në Austri. Drejtoi për shumë vjet Sturm Grazin, me të cilët fitoi një herë titullin e kampionit dhe Kupën e Austrisë.

Për një vjet e udhëhoqi edhe Kaisterslauternin në Gjermani.

Nga viti 2018 deri më 2022, ishte trajneri i Përfaqësueses së Austrisë, të cilën arriti ta kualifikonte në Evropianin e vitit 2020 dhe kaloi fazën e grupeve. 

Foda pritet të debutojë te Kosova në ndeshjet miqësore të marsit. Më 22 mars, Kosova do të luajë ndaj Armenisë në Yerevan, ndërsa më 26 mars përballet me Hungarinë në Budapest.

Kosova ishte pa trajner që nga largimi i Primozh Glihas pas përfundimit të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.

© KOHA.

Artikulli paraprakPremier League jep miratimin, miliarderi anglez blen aksione të Man. United
Artikulli tjetërNuk ka më dilema, Barcelona zgjedh një italian në vend të Xavit