Reinaldo Rueda është vetëm një hap largimit nga Kili, pasi pritet të marrë drejtimin e kombëtares së vendit të tij, Kolumbisë, ndërsa zyrtarët e Federatës Kiliane të futbollit, po mendojnë për një trajner Italian për pankinën.

Bëhet fjalë për ish trajnerin e Interit, Luciano Spalletti, i cili vijon të jetë I papunë që prej verës së 2019-ës kur u shkarkua nga zikaltrit, me të cilët ka kontratë të vlefshme deri në verën e këtij viti.

Sipas mediave italiane, vetë Spalletti e ka mirëpritur interesimin e Kilit dhe ka autorizuar përfaqësuesit e tij që të negociojnë për detajet e bashkëpunimit, ndaj nëse arrihet marrëveshja, do të duhet të kërkojë prishjen e bashkëpunimit edhe me Interin.

Në këtë mënyrë zikaltrit do të kenë mundësi të kursejnë një pjesë të vogël të pagës që i detyrohen Spallettit deri në fund të sezonit, nëse kontrata mes tyre do të prishet para 30 qershorit.

/Supersport.al

Artikulli paraprakUsing Your Mongolian Girl On Holiday
Artikulli tjetërMaehle prezantohet me fanellën zikaltër: Mezi pres të luaj