Iu bashkua Atalantës në fund të vitit të kaluar dhe stërvitet prej një jave nën urdhrat e Gian Piero Gasperinit, por mbrojtësi anësor danez Joakim Maehle doli vetëm sot për të bërë prezantimin zyrtar para mediave.

Në fjalët e tij të para si pjesë e zikaltërve, Maehle nuk e fshehu kënaqësinë e transferimit në klubin bergamask, teksa i thuri elozhe skuadrës për lojën sulmuese dhe spektaklin që dhuron në fushën e blertë.

“Atalanta është një skuadër fantastike, dinamike dhe e apasionuar pas lojës sulmuese. Më pëlqen shumë puna që bëhet këtu dhe jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e këtij klubi. Kam folur shumë me Malinovskin, i cili më shpjegoi gjithçka për qytetin, skuadrën, trajnerin, drejtuesit, ushqimin, stilin e jetesës etj.”, u shpreh mbrojtësi danez.

/Supersport.al

Artikulli paraprakSpalletti për befasi të të gjithëve pritet të bëhet përzgjedhës i përfaqësueses…
Artikulli tjetërL’Equipe zgjodhi ekipin e vitit 2020, ku nuk kishte vend për yllin e madh botëror