Një sms i dërguar nga trajneri Antonio Conte te sulmuesi Diego Costa ku i ka thënë se është lojtar i lirë dhe se nuk do të llogaritë në të për edicionin e ri, pritet t’i kushtojë shumë klubit londinez për një arsyje shumë të thjeshtë.

Përderisa klubi si klub apo më saktë zyrtarët e Chhelsea janë ende në “shok”, pas këtyre ngjarjeve që ndodhën aq shpejtë dhe aspak pozitivisht, sepse asnjëhërë deri më tani nuk ka ndodh që një trajner i Chelsea i dërgon sms lojtarit apo më saktë ky lloj komunikimi për dikë që nuk ka vend më në skuadër, e aq më pak që lojtari këtë rast Costa, ta bëjë aq lehtë publike se çfarë ka ndodh, shkruan Korneri.net.

E keqja e krejt këtij tregimi është ky. Pasi Conte e liroi sulmuesin e përfaqësueses spanjolle në këtë mënyrë, atëherë blerësit potencial do ta transferojnë me më pak para apo dukshëm më pak, ndërsa shitësi potencial që ka lojtar që do të mund ta zëvendësonte Costan, do ta shet sigurtë për disa milionë më shumë pasi e dinë sigurtë se Chelsea i duhet me çdu kusht zëvedësimi. /Korneri.net

Artikulli paraprakMilan vazhdon ofanzivën: Merret vesh me agjentin dhe mbrojtësin e jashtëzakonshëm Conti
Artikulli tjetërSkenari i mundshëm dhe befasues për të gjithë