Menëjherë pasi Diego Costa e publikoi lajmin se Antonio Conte i ka dërguar sms duke i thënë se nuk është më në planet e tij, dhe se tash do të duhet të gjejë një klub të ri, disa skuadra janë nis në akcion. Skenari ndryshoi dukshem tek disa skuadra evropiane që me gjithë dëshirë do ta transferonin.
Edhe në një raport që e kemi shkruar dje kemi thënë se në valle për të marr reprezentuesin spanjoll do të hyjë edhe Milano, dhe kjo njëmend u bë e ditur nëpër mediat britanike dhe italiane, shkruan Korneri.net.

Takimi i zyrtarëve të Milanos me agjentin Jorge Mendez, nuk do të jetë vetëm për Andre Silva apo James Rodriguez, pasi aty do të diskutohet pikërisht edhe për Diego Costa, e sidomos që tani çmimi i tij do të jetë shumë më i ulët pas zhvillimeve të fundit që ndoshën në mes tij dhe trajnerit Conte.
Skenari mund të ndryshoj në sulmuesin e Milanos, edhe pse duhet pranuar që rosonerët kërkojnë lojtarë edhe më të ri në mushë, pavarësisht se se Costa i ka vetëm 28 vjet. /Korneri.net

Artikulli paraprakSms i Contes dhe largimi i Costas, mund t’i kushtojë shumë Chelsea
Artikulli tjetërKëto janë tetë skuadrat evropiane që adhurohen më së shumti në botë