Shani Tarashaj transferohet në Bundesligë te Eintracht Frankfurt. Sulmuesi 21-vjecar shqiptar, i cili ka vendosur të përfaqësojë Zvircën në rang kombëaresh, u huazua për një vit nga Evertoni në futbollin gjerman, pasi te klubi nga Liverpuli nuk ka hapësira për të në fazën sulmuese. Drejtuesit e Eintrachtit besojnë se me këtë lëvizje kanë zgjidhur problemet e sulmit. Në fakt Tarashaj edhe gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar qëndroi te Grasshopers në formë huazimi, ndonëse në janar të 2016 Evertoni shpenzoi rreth 4 milionë franga zvicërane për sulmuesin e ri.

Edhe pse kartoni i tij i përket një klubi anglez deri në vitin 2020, 21-vjecari ende nuk e ka provuar veten në Premier League.

Tarashaj ka qenë për një kohë të gjatë i vëzhguar nga Federata Shqiptare e Futbollit, madje një vit më parë trajneri Gianni De Biasi tentoi ta bindte të vishte fanellën kuqezi, por në mars të këtij viti Tarashaj pranoi ftesën e Zvicrës, që e grumbulloi edhe në finalet e Evropianit.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakEnis Alushi dhe Albert Bunjaku të Kosovës
Artikulli tjetërKy është shqiptari i Real Madridit