Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella për të justifikuar humbjen e fundjavës ka thënë se ekonomia e rivalëve të Napolit është më e lartë se ajo e kuqezinjve.

I menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë reagimi i trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri i cili nuk kurseu as fjalorin banal.

“Milani ka të ardhura 80 milionë euro më shumë sesa Napoli. Unë ekonominë e njoh në majë të gishtave dhe nuk kuptova çfarë ka dashur të thotë me shprehjen e tij. Ndoshta ka dashur të tregojë që drejtuesit e tij i kanë shpenzuar keq paratë, por nuk besoj. Jam shqetësuar sepse Montela është miku im. Ndoshta e ka b*thën”, u shpreh Sarri.
Kujtojmë që ndeshja në “San Siro” përfundoi 2-1 në favor të miqve.

Artikulli paraprakZyrtare: Lajm i madh për Stadiumin Nacional të Kosovës
Artikulli tjetërZYRTARE/ Dortmund goditje të dyfishtë. Brenda ditës nënshkruan edhe me një tjetër lojtar