Real Madrid shënoi fitore të thellë dhe të pritshme në udhëtim ndaj APOEL 0:7, për ta siguruar plasmanin në rrethin tjetër, ndërsa për pozitën e parë luan me Tottenhamin, që ka gjasa më të mëdha të përfundoj lider i grupit H, pasi ndeshjen e fundit e luan në shtëpi me skuadrën qipriote.

Që në pjesën e parëe Reali kreu punën duke shënuar katër herë me golat e Modric, Nacho dhe dy herë Benzema, kurse portugezi i famshëm Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të mungoj në këtë mbrëmje duke i realizuar dy golat e radhës.

Në Signal Iduna Park, Tottenham fitoi në udhëtim te Dortmund 1:2, dhe në këtë mënyrë kualifikohet tutje. Ishte Pierre-Aumerick Aubameyang që e kaloi skuadrën gjermane në epërsi, për ta barazuar rezultatin Harry Kane. Fitoren Spurs-ve, ia siguroi Son-Heung Min./Korneri.net

Artikulli paraprakChampions: Dy ndeshje pa fitues, por Besiktas kualifikohet
Artikulli tjetërNapoli fitoi, por ende është larg kualifkimit, Man City fitoi në fund