Gati të gjitha mediumet italiane dhe ato gjermane shkruajnë që reprezentuesi gjerman dhe anëtari i Liverpool, Emre Can është anëtari më i ri i Juventusit.

Rai raporton se puna është e kryer, dhe Can tashmë ka nënshkruar parakontratë me klubin e madh italian dhe në Torino do të transferohet si lojtar i lirë në fund të stinorit sepse pikërisht atëherë edhe i skadon kontrata me anglezët, përcjell Korneri.net.

Sipas të njëjtave burime thuhet se Emre Can te Juventus do të përfitoj nga 4 milionë euro në vit plus bonuse.
Transferimi duhet të përfundojë në fund të sezonit, por transferimi i mesfushorit gjerman në Torino është i mundur edhe në janar, pasi kontrata e tij me klubin e njohur anglez është në fuqi deri në fund të qershorit. /Korneri.net

Artikulli paraprakMourinho ka një akuzë të fortë ndaj City-t të Pep-it
Artikulli tjetërGinobili i famshëm ndali serinë e gjatë të Boston, Golden State perfekt