G

Trajneri i Mancheter United Jose Morunho e ka ndezur edhe më shumë rivalitetin me Manchester City-n në prag të derbit të Mançesterit, i cili do të luhet të dielën.
Portugezi tha se te “qytetarët” janë të gjithë hileqarë kur luajnë me qëllim që të përfitojnë sa më shumë.
Tekniku i “Djajve të kuq” tha se Rahem Sterling është një nga ata futbollistë që bien me shumë lehtësi me kontaktin më të vogël.
“Nëse do të më pyesni se çfarë unë nuk pëlqej nga ta, është se e humbasin drejtpeshimin shumë lehtë, mjafton vetëm një erë e lehtë dhe ata bien”, tha Mourinho në prag të derbit të 175 të qytetit.
Me sa duket, tekniku i United i bën deklaratat me qëllim që të prekin rivalien tij Pep Guardiola, për ta vënë atë nën presion përpara supersfidës.

Artikulli paraprakEuroderbi: Juve-Inter, sonte luhet për kreun, për ego, për historinë
Artikulli tjetërPunë e kryer: Kalon aty ku ka ëndërruar