Real Madrid e fitoi ndeshjen ndaj Villarrealit në mënyrë spektakolare, duke bërë rikthim të pabesueshëm në rezultat, ç’ka shtyrë shumë media në Spanjë të aludojnë për një kurdisje të mundshme të ndeshjes dhe jo vetëm kaq.

Presidenti i Villarreal, Fernando Roig, ka shprehur një pretendim alarmues, teksa aludoi se ka parë gjyqtarin, Gil Manzano dhe asistentët e tij teksa largoheshin nga stadiumi me çanta dhe qese të Real Madrid, mbrëmjen e të dielës.

“Gil Manzano dhe asistentët e tij u larguan nga stadiumi teksa mbanin çanta të Real Madrid. Mua më duket se kjo nuk është aspak e drejtë”, deklaroi Roig për mediat vetëm pak orë pas përfundimit të ndeshjes.

Artikulli paraprakDëmtimi i rëndë, Mario Gotze mbyll karrierën
Artikulli tjetërVIDEO/ Ndodh një herë në 100 vjet. Ja arsyeja pse penalltia e Milanit ishte e parregullt