Sipas raporteve të “The Independent” Manchester United ka objektiv primar në merkato yllin e Valencia-s, Carlos Soler, shkruan “Korneri.net”.
 

Soler ka mahnitur në 12 muajt e fundit për Valencian dhe Jose Mourinho e do atë në skuadër qysh në janar.

Soler, 21-vjeçar, nënshkroi kontratë të re me Valencian në muajin maj, e cila ia ka rritur atij klauzolën në 80 milionë euro, por United shpreson se një marrëveshje në vlerë 40 milionë euro do të mund të arrihet, e cila po ashtu mund ta përfshijë Andreas Pereira, i cili momentalisht është i huazuar në “Mestalla”./Korneri.net.

Artikulli paraprakBaste të dyshimta për Kombëtaren e Bushit, Federbet: Ishin më të çuditshme se sa ato të Skënderbeut
Artikulli tjetër“Kaladze më mbrojti nga Gattuso. I tha: ‘Po e preke përsëri, do ta q… nënën’”