Këtë edicion Inter është i hatashëm në të gjitha drejtimet.

Edhe pse ndoshta për momentin nuke komandon kampionatin italian ku qëndron Napoli, megjithatë dallimi i pikëve është vetëm dy, andaj këtë stinor neroaxurët janë arrë e fortë dhe kandidat potencial për titull të kampionit, shkruan Korneri.net.

Megjithatë, Inter për momentin për diçka është më i veçantë se të tjerët dhe më përpara se të gjithë. 363.384 bileta sezonale janë shitur, në çdo ndeshje janë më shumë se 50 miliojë shikues sa do të jenë ndoshta edhe më shumë kundër Atalantas në fundjavë, dhe kur i shtohen 71 mijë në duelin e fundit ndaj Torinos, e bënë Interin klubin më të shikuar në Itali.

Për momentin në Giuseppe Mezza kanë qenë prezent në total 413 mijë shikues që është një rekord në vete, por rekordin Inter dëshiron ta thyej më vonë sepse synohen 1 milion shikues brebda një stinori. Si po shkojnë punët, si është interesimi për ndeshje pa asnjë dyshim kjo shifër do të arrihet me një mesatare prej 50 mijë njerëzve në çdo ndeshje. /Korneri.net

Artikulli paraprakAguero tremb Argjentinën, humbet ndjenjat
Artikulli tjetërAncelotti përzgjedhësi, Maldini në Federatën italiane