Një ofertë e jashtëzakonshme për dy personat e mëdhenjë të futbollit.

Nuk ka orë apo minuta që mediat evropiane, por edhe botërore që nuk shkruajnë për moskualifikimin e Italisë në Kampionatin Botëror Rusia 208, pasi për futbollin është katastrofë e madhe, shkruan Korneri.net.

Në Itali kanë nis të përmden shumë emra që do të duhej të merrnin në dorë përfaqëuesen e Italisë për evropianin e radhës 2020. Emri më i përfolur është Carlo Ancelotti, i cili edhe ashtu është i papunë dhe disa herë ka thënë që një ditë do të drejtojë një përfaqësuese, dhe rasti i tij erdhi pasi mund të bëhet i pari i Italisë.

Kjo nuk është e tëra sepse në krye të Federatës së Futbollit të Italisë po i ofrohet një post shumë i lartë legjendës së Milanos, Paolo Maldini që mund të jetë person adekuat edhe në përparimin e vet futbollit italian në çdo aspekt, jo vetëm reprezentativ.

A mendoni se është ide e mirë kjo, dhe a janë këta ata të duhurit. /Korneri.net

Artikulli paraprakObjektivi 1 milion shikues
Artikulli tjetërTregon gatishmëri për tu rikthyer te Milan