Ishte një hap larg transferimit te Napoli në Serie A, teksa kishte edhe interesin e klubeve nga Premier League. Por, në fund Gabri Veiga lojtari i Celta Vigos në Spanjë zgjodhi të transferohej në Arabinë Saudite tek klubi i Al Ahli.

21-vjeçari nuk i rezistoi milionave të sheikëve teksa nga kjo lëvizje edhe Celta përfiton 36 milionë euro. Trajneri i spanjollëve, Rafael Benitez konfirmon transferimin e mesfushorit ndërsa shprehet se një lëvizje e tillë nuk është normale, megjithatë e pranon se kalimi në Arabi është një mundësi për lojtarin dhe familjen e tij në planin financiar.

“Kur klubet arabe firmosin me lojtarët tanë, njerëzit nervozohen por gjithçka është normale. Na dhemb që e humbin Veigën, por klubi ishte në një situatë të vëshirë financiare dhe duheshin paratë. Kjo marrëveshje ndryshon pozitivisht jetën e lojtarit dhe familjes së tij. Ai është i ri dhe mund të rikthehet sërish në Evropë.

Kam pasur si lojtar Carrasco në Kinë, por tashmë ai është rikthyer dhe luan në Champions League. Transferimi në Arabi nuk do të thotë se je tërhequr nga futbolli, edhe më duhet ta pranoj se nuk është normale”, u shpreh Benitez.

//Supersport.al

Artikulli paraprakSacchi impresionohet nga Reijnders: Arsyeton para të tjerëve, Pulisic duhet të mësojë akoma
Artikulli tjetërBallkani godet në shenjë, nënshkruan me ish-kapitenin e Tiranës