Milani dhuroi një shfaqje të bukur në premierën e Serisë A me kuqezinjtë që mposhtën në transfertë me shifrat 0-2, Bolognan. Skuadra e drejtuar nga trajneri Stefano Pioli e kontrolloi ndeshjen ndërsa ranë në sy edhe blerjet e reja të kuqezinjve. Tijjani Reijnders ishte nga më të mirët në fushë, po ashtu si edhe Loftus-Cheek ndërsa Christian Pulisic gjeti edhe rrugën e rrjetës.

Në lidhje me Milanin e ri foli ish-trajneri i madh i kuqezinjve, Arrigo Sacchi. 77-vjeçari theksoi se ishte impresionuar nga Reijnders ndërsa shtoi se Pulisic duhet të mësojë disa lëvizje kur vjen puna te aspekti difensiv.

“Milani është në rrugë të mbarë dhe duhet të vazhdojë kështu. Edhe pse ka vend për përmirësim, në mendimin tim janë për t’u bërë disa korrigjime. Blerjet e reja? Pulisic shënoi një gol shumë të bukur dhe më pëlqeu si lëvizi në krah. Por, duhet të mësojë dhe të ndihmojë pak më shumë në fazën defensive.

Reijnders më pas më duket një futbollist i kompletuar, bëri gjithçka në mënyrën e duhur. Një mesfushor i cili sulmon atëherë kur duhet, gjen kohën kur duhet të vertikalizojë dhe kur duhet të mjaftohet me një pasim të thjeshtë horizontal.

Një Rijkaard në minaturë? Të mos e ekzagjërojmë me krahasime. Shumë pak janë atë që mund të krahasohen me Rijkaard. Por, të them të vërteton Reijnders është një lojtar që më kuriozon shumë dhe do ta ndjek me vëmendje.

Më bëri shumë përshtypje sepse kur e merr topin në zotërim arsyeton dhe është një kohë para të tjerëve. E di mirë se çfarë do të bëjë me topin në këmbë, është shumë i qartë dhe ky është një avantazh i madh”, u shpreh Sacchi.

/Supersport.al

Artikulli paraprakPortieri izraelit transferohet te Bayern
Artikulli tjetër“Nuk është normale”, trajneri spanjoll: Veiga në Arabi, mundësi për familjen