Kompania “Odebrecht” me bazë në Brazil është kompania më e madhe ndërtimore në Amerikën Latine dhe kjo kompani është në qendër të skandalit më të madh të korrupsionit në botë. Kjo firmë besohet të ketë dhënë afro 800 milionë dollarë ryshfet për individë, mes periudhës 2001-2016. Shumica e këtyre ryshfeteve ishin paguar nga kjo kompani në mënyrë që të përfitojnë kontrata prej qeverive, për të ndërtuar rrugë, ura, autostrada dhe diga, shkruan CNN. Disa nga këto ryshfete kanë kaluar madje përmes SHBA-ve. Ky është një rrjet ryshfetesh i shpërndarë në katër kontinente, që përfshin presidentë dhe 12 shtete. Ky rast po ashtu ka çuar në gjobën më të madhe të dhënë ndonjëherë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë që kapë shifrën prej 3.5 miliardë dollarëve .

Hetuesit po e përcaktojnë nëse ryshfetet janë zgjatur edhe në kontratat e ndërtimit të vendeve për Olimpiadën e vitit 2016 të mbajtur në Rio de Janeiro, por dhe për Kupën e Botës në futboll më 2014. Zyrtarët e “Odebrecht” dërgonin para kesh përreth globit, nga një llogari bankare në tjetrën, në xhepat e politikanëve të Meksikës, Venezuelës, Argjentinës, Perusë, Mozambikut e Kolumbisë. Ryshfetet nganjëherë shkonin përmes katër llogarive bankare para se të arrinin në destinacionin e fundit, sipas marrëveshjes së pranimit të fajësisë mes kompanisë dhe zyrtarëve amerikanë.
Ndër të tjera, disa ish-presidentë latino-amerikanë mund të përballen me burg nëse gjendet se janë përfshirë në ryshfete, dhe një prej tyre veç se është zhdukur. Këtë muaj, një gjykatës amerikan do të japë vendimin nëse kompania “Odebrecht” duhet ta paguajë gjobën rekorde prej 4.5 miliardë dollarësh, gjobë të cilën kompania ka thënë se nuk mund ta paguajë.

Artikulli paraprakCoutinho ka hyrë në histori të Premier League! Ja arsyeja….
Artikulli tjetërKy është rekordi i ri nga Messi: 123 gola kundër top-skuadrave spanjolle