Edhe mbrëmë skuadrat e mëdha dhe favorite shënuan fitore, duke e vazhduar formën e mirë që kanë, ndërsa po e nisim me fitoren e Cleveland Cavaliers që mposhti Sacramento Kings 101:95, me një tjetër paraqitje fenomenale të basketbollistit kryesor LeBron James. Ai ndeshjen e mbylli me 32 pikë, 11 kërcime dhe 9 asistime, pra vetëm një më pak për ta mbyll duelin me shifrat magjike triple-double. Mbrapa tij qëndroi Kevin Love me 18 pikë e 13 kërcime, Jeff Green me 17 pikë dhe Kyle Korver me 15. Te Sacramento më të mirët ishin Zach Randolph me 18 pikë e 10 kërcime dhe Buddy Hield me 17 pikë të shënuara. Për Cleveland kjo ishte fitorja e 13-radhazi.

Kyrie Irving vazhdon të jetë vendimtar për Boston Celtics, që mposhti 97:90 Dallas Mavericks. 23 pikë, 5 asistime dhe 2 kërcime ishin statistikat për Irving, që u ndihmua nga dyshja Al Horford dhe Jayson Tatum të cilët i shtuan nga 17 pikë secilil me këtë të fundit që i regjistroi edhe 10 kërcime.
Harrison Barnes me 19 pikë dhe Dirk Nowitzki me 16, ishin më efikasit te Dallas që pësoi humbjen e 18 sicjet, kurse Boston realizoi fitoren e 22.

Në Perëndim vazhdon stuhia e quajtur Golden State Warriors, që kaloi me lehtësi edhe kundërshtarin e radhës Charlotte Hornets me rezultat 101:87 dhe atë në “Spectrum Center”. Warriors e mbyllën praktikisht takimin që në pjesën e parë, e cila përfundoi 53:38. Mungesa e Stephen Curry nuk u vërejtë fare pasi aty ishte Kevin Durant që shënoi “triple-double” 35 pikë, 11 kërcime dhe10 asistime.
Atë e ndjeku Klay Thompson me 22 pikë të shënuara. Te humbësit u dalluan Kemba Walker me 24 pikë dhe Nicolas Batum me 15. /Korneri.net

Rezultatet tjera:
Indiana Pacers – Chicago Bulls 98-96
Orlando Magic – Atlanta Hawks 110-106
New York Nicks – Memphis Grizzliez 99-88
Milwaukee Bucks – Detroit Pistons 104-100
New Orleans Pelicans – Denver Nuggets 123-114
San Antonio Spurs – Miami Heat 117-105
Los Angeles Clippers – Minnesota Timberwolves 107-113

Artikulli paraprakRoma po punon mençur, nuk largon asnjë lojtarë të rëndësishëm
Artikulli tjetërValencia obligohet ta mbajë në skuadër