1. Sportiv në gen Babai i tij, lojtar golfi; nëna e tij, kampione e Italisë në hedhje disku; dy motrat, lojtare volejbolli; xhaxhai i tij, ish-basketbollist; kushëriri i gjyshit të tij nga babai, Lorenzo Buffon, pjesë e Milanit (1949-1959).

2. Mesfushor para portierit Në “Canaletto Sepor” dhe “Perticata”, Buffon filloi të luajë në repartin e mesfushorit të qendrës.

3. Babai ndryshoi fatin e tij Këshilla e babait të tij, Adriano, e bëri atë që të luajë në portë, në moshën 11-vjeçare.

4. Debutoi 17 vjeç kundër Milanit Ai erdhi te Parma në moshën 13-vjeçare dhe më 19.11.1995, 17 vjeç, debutoi me ekipin e parë, në barazimin 0-0 kundër Milanit të Roberto Baggio dhe Weah.

5. Stoichkov në kujtesë “Me fjalë të këndshme, ai më ka thënë diçka, që unë kurrë nuk do ta harroj”, – kujton Buffon në lidhje me këshillat e yllit bullgar për ndeshjen e parë me Parmën.

6. Nga Genoa dhe Pescara I lindur në Carrara (Toscana), si fëmijë nuk ishte te Fiorentina, por te Genoa dhe Pescara.

7. Gjithmonë, të njëjtin menaxher Ai u takua me Silvano Martina në moshën 16-vjeçare dhe nuk është ndarë më prej këtij menaxheri.

8. Trashëgimtar i Pagliuca në “Nazionale” Ai debutoi në Moskë, me kombëtaren italiane, më 29.10.1997. Ishte vetëm 19 vjeç. Trajneri Cesare Maldini ia besoi katërkëndorin, si trashëgimtar i Pagliuca.

9. Grerëzat alergjike Kjo është një nga frikërat më të mëdha të tij. Fabio Capello e ka zbuluar këtë gjë.

10. Rekordmen i Botërorëve Ai ka marrë pjesë në pesë Botërorë, nga viti 1998. Në “Rusia 2018” mund të mposhtë Lotar Mateus dhe meksikanin Antonio Carbajal në këtë drejtim.

11. Një fëmijë me idhullin “N’Kono” Kamerunasi ishte idhulli i tij, pasi e pa këtë portier të luante në “Italia 90”. Djali i tij i madh (9 vjeç) quhet Louis Thomas.

12. Të tjera, Van Halen David Lee Roth, këngëtari i grupit të tij të preferuar, shërbeu për t’i vënë emrin fëmijës së dytë (7 vjeç), që e ka me modelin çeke, Alena Seredova.

13. Ndarje miqësore Në vitin 2014, ai i dovorcua nga nusja e tij, Seredova, me të cilin u martua në Pragë, në vitin 2011. Me të, në vitin 2016, solli në jetë djalin e tretë, Leopoldo Mattia, ndërkohë që kishte filluar një lidhje dashurie me gazetaren Ilaria D’Amico.

14. Portieri më i shtrenjtë Në vitin 2001, ai la Parmën dhe iu bashkua Juventusit për 54 milionë euro. Nga portierët, askush nuk e ka tejkaluar këtë shifër transferimi.

15. Dy penallti “sterile” Në Champion-s debutoi në sezonin 1998-1999, kur luajti me Parmën kundër Marseille. Ai e ka humbur finalen e parë të Ligës së Kampionëve në vitin 2003, kundër Milanit. Buffon priti dy penallti “sterile” të Seedorf dhe Kaladze, por pa dobi.

16. Depresioni 2003 Një vit e gjysmë pas përfundimit të “Old Trafford”, ai kishte për t’u mjekuar. Vite më vonë zbuloi se kishte frikë të hidhej në fushë.

17. I varur nga lojërat e fatit Gjatë marrjes në pyetje nga policia për “Moggigate”, që i kushtoi Juventusit rënien nga kategoria, Buffon ka pranuar se ishte i varur nga lojërat e fatit. Ai vazhdoi të humbiste dy milionë euro në baste.

18. Me Juventusin edhe në Seria B Mund të kishte kaluar te Milani në vitin 2006, por qëndroi në Torino, ashtu si Del Piero, Nedved, Trezeguet, Camoranesi dhe Chiellini, edhe pse në Seria B.

19. Vetëm Del Piero përpara Buffon është i dyti me më shumë ndeshje në historinë e Juves. Aktualisht ka 614 ndeshje me fanellën bardhezi, duke u renditur pas “Pinturicchio” (705 ndeshje). Zoff është i gjashti, me 476 ndeshje.

20. Simboli i numrit 88 Te Parma mori 88, numër që për gjermanët do të thotë “Heil Hitler!” Për neo-nazistët (H është 8-ta e alfabetit). Ai e la këtë numër për 77.

21. Të gjitha me “mocarela” Gjella e tij e preferuar është makarona. Te Parma nuk konsumonte ushqim, që nuk kishte “mocarela”.

22. Kampion i botës Në rrjedhën e finales së Kupës së Botës 2006, kundër Francës, ai nuk ka pritur ndonjë penallti. Trezeguet i tronditi traverse e portës së tij.

23. Pritës i penalltive Një nga hobet e tij të pandryshuara është pritja e penalltive, edhe kur godasin në stërvitje shokët e grupit.

24. I dyti për “Topin e Artë” Pas Lev Yashin, që e fitoi këtë çmim në vitin 1963, vetëm Dino Zoff ishte i dyti në garën finale për “Topin e Artë, në vitin 1973. Në vitin 2006, pas fitores së Kupës së Botës, vetëm Fabio Cannavaro mori më shumë pikë (173) se ai (124).

25. Admirim për Antonio Conte Sipas Buffon, Conte është trajneri që e ka shënjuar atë. Ai mbërriti në Torino në vitin 2011.

26. “Fan” si Pique Me 2.52 milionë ndjekës në Twitter, Buffon ka vetëm 111 persona më pak se qendërmbrojtësi katalanas, që e ndjekin. Leo Messi nuk ka llogari në Twitter.

27. I mahnitur nga Messi Para humbjes së finales së Berlinit kundër Barçës (2015), ai lartësoi Leon: “Messi është një njeri, që ka lindur për të qenë ylli i kësaj loje”.

28. Federer, mik dhe referues Usain Bolt dhe Federer janë yjet e tjerë të mëdhenj të sportit botëror, që e ndjekin atë në Twitter. Me Federer e bashkon një miqësi e madhe. “Unë jam si Buffon, ne kishim lindur për të triumfuar”, – tha Roger në janar.

29. “Topo Gigio” në shkollë Ngjashmëria e tij, sidomos nga veshët, e krahasoi atë me fëmijën kukkull të TV, lindur në Itali në vitin 1959. Ai i dha pseudonimin që nga fëmijëria.

30. Supermen në futboll Fluturimet e tij në zonën e portës ia kanë shtuar karakterin alias-imagjinar. Me një koleksion të madh pritjesh spektakolare, shumë fëmijë kanë veshur “t-shirt” prej Supermeni, nën emrin e portierit bardhezi.

31. Leo, në “top-formacionin” e tij më të mirë Casillas; Thuram, Cannavaro, Maldini, Roberto Carlos; Gattuso, Pirlo, Nedved; Messi, Ronaldo dhe Roberto Baggio janë pjesë e formacionit të tij më të mirë, ndonjëherë.

32. Katër herë portieri më i mirë në botë IFFHS e zgjodhi atë si portierin më të mirë në botë, në vitet 2003, 2004, 2006 dhe 2007. Në vitin 2008, 2009, 2012, 2013, 2015 dhe 2016 ishte i dyti.

33. Minuta si i pamposhtur Në moshën 38 vjeç, ai theu rekordin e Sebastiano Rossi (Milan 1993-1994) në Serie A, teksa regjistroi 974 minuta lojë pa pësuar gol.

34. “Mister 1000” Më 24 mars, kundër Shqipërisë, ai arriti shifrën e pabesueshme të 1000 ndeshjeve si profesionist. Dhe ka ende kohë për t’u shtuar 220 ndeshjeve me Parmën, 168 ndeshjeve me Italinë dhe 613 ndeshjeve me Juventusin.

Vëmendje: Raporti është i huazuar nga “telesport”.

Artikulli paraprakMessi, Ronaldo, Ibra? Po çfarë, golashënuesi më i mirë është “El Matador”
Artikulli tjetërSi asnjëherë tjetër këtë edicion, Milan me katër futbollistë në formacionin e javës [FOTO]