Duke ndjekur mësimet e rrjedhës së Shkollës së Coaching, kanë filluar kështu rrugën e tyre të trajnimit për t’u bërë trajnerë.

Ka shumë fytyra të njohura të futbollit italian nga Alessandro Del Piero te Bobo Vieri, Daniele De Rossi, Pazzini, Montolivo dhe Matri, të cilët kanë nis të marrin hapat e parë për tu bërë trajner të ardhshëm, përcjell Korneri.net

Në fund të kursit 210 orësh, ata që do të kalojnë provimet dhe do të kualifikohen si trajner i UEFA A. Me këtë kualifikim ata do të jenë në gjendje të drejtojnë të gjitha ekipet e të rinjve (përfshirë Primavera), të gjitha ekipet e para për meshkuj deri në Serie C; ata gjithashtu mund të regjistrohen si trajnerë të nivelit të dytë si në Serie B ashtu edhe në Serie A.

Më poshtë, lista e plotë e studentëve të pranuar për të ndjekur mësimet: Ignazio Abate, Federico Balzaretti, Gianluca Curci, Alessandro Del Piero, Daniele De Rossi, Daniele Gastaldello, Massimo Maccarone, Alessandro Matri, Riccardo Montolivo, Marcelo Otero, Giampaolo Pazzin , David Pizarro, Stefano Torrisi dhe Christian Vieri. /Korneri.net

Artikulli paraprakU zhvilluan pesë ndeshjet e fundit të Kupës së Kosovës
Artikulli tjetërSzoboszlai zyrtarisht te Leipzig