RB Leipzig ka njoftuar transferimin e playmakerit hungarez të Red Bull Salzburg Dominik Szoboszlai me një kontratë katër e gjysmë vjeçare.

20-vjeçari, i cili ishte shumë i kërkuar nga top klubet evropiane pas disa shfaqjeve mbresëlënëse për klubin dhe vendin, do të përfundojë zyrtarisht lëvizjen e tij kur të hapet dritarja e transferimeve dimërore në 2 Janar 2021, përcjell Korneri.net

“Ne jemi të kënaqur që kemi mundur të nënshkruajmë Dominik Szoboszlai,” shpjegoi drejtori sportiv i Leipzig, Markus Krösche. “Bisedimet me Dominik dhe këshilltarin e tij shkuan mirë që nga fillimi, dhe ne jemi krenar që ai vendosi të bashkohet me Leipzig, sepse ai kishte shumë oferta të tjera nga një numër klubesh evropiane. Kjo është dëshmi e rrugës në të cilën po ecim me përplot ambicie.

“Dominik ka një potencial të jashtëzakonshëm, ai mund të luajë në çdo pozitë në mesfushë. Duke qenë se luan me dy këmbë, dhe duke pasur parasysh gjuajtjen nga distanca dhe aftësinë e tij për gjuajtje të lira, ai do të sjellë aq shumë në lojën tonë.”

Szoboszlai shënoi 25 gola dhe siguroi mbi 30 asistime në mbi 80 paraqitje për Salzburg. Ai gjithashtu shënoi golin e fitores së minutës së fundit në play-off kundër Islandës për t’ia siguruar Hungarisë një vend në Euro 2020. Ky veprim ia mundëaon Szoboszlai të lidhet me shokët e ekipit ndërkombëtar Peter Gulacsi dhe Willi Orban, si dhe ish-shokun e skuadrës së Salzburgut Hwang Hee-chan në Red Bull Arena.

“Me të vërtetë ndodhi që transferimi në Leipzig ka kaluar,” tha Szoboszlai, i cili do të veshë fanellën me Nr.17 në Leipzig. “Klubi ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm, janë ndër skuadrat më të mira në Bundesliga dhe po shkaktojnë një trazirë të vërtetë në Ligën e Kampionëve. /Korneri.net

Artikulli paraprakNga De Rossi te Vieri dhe Del Piero: Të gjithë ata që u regjistruan në kursin për trajnerë
Artikulli tjetërHow To Heal A Negative Knee