Braziliani Neymar tregoi edhe njëherë tjetër papjekurin që ka si futbollist. Mund të jetë ndër më të mirët në botë, por ka raste kur ai nuk ka qenë aspak i kujdesshëm dhe si pa kokë ka shkaktuar ndërhyrje të ashpra ndaj kundërshtarit.
E njëjta i ndodhi në ndeshjen ndaj Malagas, me ç’rast ai u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari Jesús Gil Manzano, shkruan Korneri.net.
Por, tash Neymar rrezikon edhe më shumë pasi ekziston mundësia që ai të denohët me dy apo tri ndeshje, e që do të thoshte se braziliani do të humbjë ndeshjen kryesore “El Clasico”, që në program ështe me 24 prill në Santiago Bernabeu, mëson Korneri.net.

Artikulli paraprakMonchi ka nënshkruar me Romën
Artikulli tjetërPepe ka pësuar lëndim të rëndë