Ylli i Barcelonës braziianiNeymar, ka folur në një intervistë të gjatë për “AS”, për garën e madhe që do të jetë për titull, e cila më shumë gjasë do të vendoset nga Real Madrid dhe Barcelona edhe pse aty është edhe Sevilla. “E di se do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Vitin e kaluar ne kemi qenë dymbëdhjetë pikë përpara gjithëve,  dhe pastaj ne e fituam kampionatin me një ose dy pikë dallim. Ka ende shumë ndeshje dhe çdo gjë mund të ndodhë. Ne jemi më të fokusuar dhe kemi uri për fitore dhe ne do të luftojmë për këtë. La Liga, sipas mendimit tim, është më e mira ligë në botë, pasi gjitha klubet spanjoll mund të  fitojnë garat në Evropë”, ka deklaruar Neymar.

Artikulli paraprakAskush si Juventusi! Statistikat flasin vet
Artikulli tjetërNiang dëshiron të mbetet te Watford