Se kampionati italian është më i vështiri për të luajtur, aty nuk ka asnjë dyshim, dhe këtë e ka përjetuar te Milan edhe sulmuesi M’Baye Niang i cili me të kaluar në Premier League në formë huazimi te Watford, ka shënuar golin e parë dhe duket se i konvenon futbolli atje. Menjëherë pas prezantimit që bëri, lojtari foli për dëshirën që ka.

“Dua të mbetem gjatë këtu sa më gjatë që është e mundur. Jam krenar që shënova golin e parë, dhe dua të tregoj edhe më shumë në këtë stadium. Tifozët janë shumë të flaktë pasi atmosfera është shumë e mirë. Jam i kënaqur dhe për mua ky është vetëm fillimi” ka thënë Niang nga i cili Milan pret rreth 15 milionë euro në rast se Watford e blen në fund të stinorit kartonin e tij.

 

 

Artikulli paraprakNeymar: “La Liga është kampionati më i fortë në botë”
Artikulli tjetërFOTO/ Tragjedi për lojtarin e Kombëtares shqiptare, i vdesin dy fëmijët binjakë, gruaja ishte shtatzënë