Julian Nagelsmann në verën e vitit 2019 do të jetë i lirë për të kaluar te një klub i madh. Konfirmimin e ka dhënë shefi i tij, Dietmar Hopp, i cili ka shumicën e aksioneve të Hoffenheim-it.

Ish-bavarezi konsiderohet trajneri ideal në Gjermani. Ai është vetëm 30 vjeç, por ka interesin e klubeve si Bayern dhe Borussia Dortmund. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2021, por te Hoffenheim e kanë kuptuar se nuk mund ta “ngujojnë” dot.

“Juliani është një trajner i jashtëzakonshëm. Do të na duhet ta klonojmë një ditë”, – u shpreh Hopp sot në asamblenë vjetore të klubit. “Ky klon duhet të jetë gati më 1 korrik 2019”, – shtoi ai.

Ja ku doli e vërteta! Nagelsmann pas dy vitesh do të largohet. Kjo do të thotë se Bayern duhet ta bindë 72-vjeçarin Jupp Heynckes të punojë edhe një sezon tjetër në Mynih.

Artikulli paraprakLojtari i Përfaqësuesës së Kosovës: Lutet të mos ketë homoseksualë në ekip, sepse bëjmë …..bashkë?
Artikulli tjetërGazeta spanjolle zbulon transfertën e Barcelonës gjatë 2018-ës