Trajneri portugez Jose Mourinho në një deklaratë për mediat britanike tha se nuk do të rrezikojë 29-vjeçarin Nemamja Matiç për ndeshjen kundër CSKA-së, pasi United i nevojitet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në Grupin A.

“Matic është i lënduar dhe kur unë them që është i lënduar, është i lënduar. Unë nuk do të bëj që ai të luajë nesër, kështu që Maticmbetet jashtë”, tha Mourinho në konferencën për shtyp të ditës së hënë.

“Disa nga djemtë e skuadrës po luajnë në çdo ndeshje dhe atyre iu duhet që të pushojnë. Më e rëndësishme, të tjerët kanë nevojë për një shans në lojë”.

Mourinho konfirmoi se me pjesën që do të qëndrojë, pjesë e rehabilitimit është edhe 36-vjeçari Mourinho, i cili ka vuajtur nga ligamentet. “Zlatanit i nevojitet herë pas here shumë punë e madhe me muskujt që të ndihmojë gjurin për të shmangur problemin që ka kaluar”.

“Ai është në proces pune, të ndara mes palestrës dhe fushës. Ai do të jetë sërish jashtë nesër dhe unë besoj se do të kthehet normalisht në punë pas ndeshjes kundër CSKA”.

Mourinho refuzoi të diskutojë rreth çështjes së pezullimit të Paul Pogba nga klubi, pasi mesfushori u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Arsenal. “Ai nuk është pezulluar për Champions League, luan nesër”.

“Normalisht, ai është pak i lodhur nga ndeshja e fundjavës dhe dy ditë pushimi nuk janë të mjaftueshme për të. Por, ai është i lumtur se do të luajë dhe do të provojë që të kapë momentin e tij më tëp mirë sepse që kur është rikthyer nga dëmtimi, ai është fenomenal”.

United pret liderët e Manchester United të dielën me mundësinë që të shkurtojnë diferencën e pikëve për kreun e tabelës./Korneri.net.

Artikulli paraprakCasillas në Premier League?
Artikulli tjetërLojtarët më të shtrenjtë U 21 në botë