Lajmi më i mirë për Napolit dhe trajnerin Maurizio Sarri, është riktjimi i supersulmuesit polak, Arkadiusz Milik, i cili më në fund është i gatshëm ëpr të luajtur. Ai për herë të fundit luajti në udhëtim te Atalanta me 2 tetor 2016, dhe vetëm katër ditë më vonë pësoi lëndim serioz në gjurin e këmbës së majtë në miqësoren Poloni-Danimarkë, pas së cilës u desht të operohej në Romë te dr.prof , Mariani.

Dhe, 100 ditë më vonë Milik i kthehet shokëve të tij në stërvitje të lehta pas së cilës ai është gjihtnjë e më shumë i gatshëm për lojë, dhe së bashku me shokët e tij do të jetë në Bologna për ndeshjen e ardhshme kampionale. Aty do të jetë në bankën rezervë në mënyrë që kundër Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndoshta edhe të jetë startues.

Artikulli paraprakNuk ka ligj që ndal transferimet në Kinë: Costa “bomba” e radhës
Artikulli tjetërSuperkupa e Europës 2019 në Tiranë? Publikohen rivalët e FSHF-së