Spekulimet e mediave evropiane se në Kinë do të ndryshohet ligji i lojtarëve të huaj, kinse shteti kinez do të ndal shpenzimet e mëdha të klubeve të atjeshme për të sjell nga Evropa dhe pjesa tjetër e botës futbollistët më cilësor në treg, janë thjeshtë një gënjështër e madhe në mënyrë që të bëhet propaganda (anti-kineze), që futbollistët të mos joshen nga paratë që ata po ofrojnë, por sot futbollistët po luajnë vetëm për para, për asgjë tjetër.

Diego Costa pritet të jetë futbollisti i radhës që do të tranasferohet në kampionatin kinez të futbollit. Sipas shtypit spanjoll, sulmuesi i Chelseat ka arritur marrëveshje me një nga klubet e vendit aziatik, për të nënshkruar një kontratë nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro në stinor.

Për momentin, nuk zbulohet emri i skuadrës që pritet të jetë destinacioni i ri i Diego Costës, por sipas asaj që theksohet në media kalimi i sulmuesit të përfaqësueses spanjolle në Kinë do të bëhet në qershor.

Për t’u theksuar është se në Kinë kampionati fillon në muajin mars, ndërsa afati kalimtar  mbyllet me 26 shkurt.

Artikulli paraprakIsh-ndihmësi i Murinhos: E zbulova në Shqipëri, Agim Zeka më mahniti
Artikulli tjetërMilik kthehet pas katër muajsh, gati për Real Madridin