Klubi i Milanit është përfshirë në një revolucion të madh pasi pronarët e rinj kinezë do të tentoj ta kthejnë skuadrën kuqezi jo vetëm në majën e futbollit italian por edhe atë ndërkombëtar.

Së fundmi “Calciomercato.com” raporton se skuadra e Milanit gjatë 5 viteve të ardhshme do të rrisë të ardhurat e saj financiare.

206 milionë euro është projekti që pritet të mbyllet në bilancin e fundit të vitit 2018, ndërsa në vitin 2022 Milani pritet të “pushtojë” Europën pasi planifikohet një rritje të buxhetit e cila do të shkojë në 524 milionë euro.

Milani do të shtrihet gjeografikisht duke u bërë popullore jo vetëm në Europë por edhe në kontinentin aziatik ku reklamat dhe të drejtat televizive do të përdoren gjerësisht për të përfituar sa më shumë.

Shumë lojtarë të mëdhenj pritet të shkelin në tapetin e “San Siro-s” pasi Milani pas 5 vitesh do të tentojë suksesin në Scudetto dhe Champions League.

Artikulli paraprakSanchez afër Bayern Munchen
Artikulli tjetërDrita e nis me Astrit Fazliun afatin kalimtar