Milani mban ritmin e kryesuesve në  Serinë A. “Djalli” mposhti 3-1 Romën në “San Siro”, duke nxjerrë ndoshta përfundimisht nga gara për një vend në zonën Champions skuadrën e Jose Mourinhos, që e ndoqi ndeshjen nga tribuna për shkak të pezullimit.

Kuqezinjtë e zhbllokuan takimin që në minutën e 11-të me Adli, që goditi saktë brenda zonës.

Golit e dytë e realizoi Giroud me kokë, pas asistit të marrë nga Kjaer, për të ardhur më pas te goli i vetëm i Romës, i shënuar nga Paredes me penallti.

Roma në minutat e fundit të ndeshjes u hodh në sulm për të barazuar rezultatin, por pësoi të tretin nga këmbët e Theo Hernandezit, që shkarkoi të majtën sapo hyri brenda zonës së Romës, 3-1.

Artikulli paraprakReal Madridi deklasoi Barcelonan, Superkupa në Madrid
Artikulli tjetërDinamo huazon mesfushorin në Kosovë