Klubi i Dinamos ka njoftuar këtë të hënë huazimin e mesfushorit Blendi Krasniqi, i cili nuk po gjen hapësirat e nevojshme në skuadër. Ideja e drejtuesve të Dinamos është t’i japë futbollistit mundësinë për të luajtur dhe për t’u rritur profesionalisht.

Njoftimi i Dinamos

“FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Gjilanit për huazimin e mesfushorit Blendi Krasniqi deri në përfundim të sezonit.

Duke parë se në këtë pjesë të kampionatit, hapësirat për Krasniqin ishin të pakta, klubi ynë vlerësoi se rruga e duhur për rritjen e mëtejshme të lojtarit, ishte transferimi në skuadrën e Gjilanit, ku edhe mundësia për të luajtur do të jetë më e madhe.”

Artikulli paraprakMilan ndaj Romës ishte fenomenal
Artikulli tjetërAncelotti: 11 trofe me Realin? Dua të tjerë