Drejtuesit e Virtus Entellas janë në kërkim të një mesfushori me cilësi në organizimin e lojës, profil të cilit i përshtatet futbollisti kuqezi. Sigurisht që për ta bindur 29-vjeçarin Migjen Basha drejtori sportiv i Virtus Entellas, Superbin, duhet të bëjë ofertën e duhur financiare.

Për mesfushorin e kombëtares shqiptare interesohen disa ekipe, ku së fundmi ka dalë në skenë emri i Virtus Entellas, skuadër që e mbylli kampionatin sezonin e kaluar në vendin e nëntë një pozicion pozhtë zonës play-off.

Basha nuk do ta kishte problem përshtatjen te ky ekip pasi e njeh mirë Serinë B, ku gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar mbrojti ngjyrat e Comos por pa mundur ta shmangte rënien nga kategoria.

Gjithashtu pjesëmarrja më Shqipërinë në Euro 2016, është një tjetër bonus për Bashën për të siguruar një tjetër kontratë në futbollin elitar.

Artikulli paraprakBasketboll, SHBA tmerron kundërshtarët në prag të Olimpiadës
Artikulli tjetërMorata mund të kalojë te PSG