Do të ishte lajmi më i keq i mundshëm.

Kaq shumë vite pritje të luajnë mes vete në Champions League, dy futbollistët më të mirë të shekulllit, Messi-Ronaldo, mund të mos realizohet as sonte, shkruan Korneri.net

Sipas asaj që redaksia mendon duke marr parasysh rrethanat në klubin katalunas, Lionel Messi, mund të mos luaj sonte ndaj Juventusit, në mënyrë që të pushoj. Kur i shtohet fakti se Barcelona e ka siguruar tashmë kualifikimin dhe vetëm nëse humb me 3-0 apo me tre gola dallim, mund ta mbyll fazën e grupeve në pozitën e dytë, Ronald Koeman, nuk e ka asnjë arsye ta futë në lojë nga fillimi.

Pra, Messi mund të luaj për disa minuta në pjesën e dytë, dhe atë thjeshtë për t’iu plotësuar dëshira e shumë adhurueve të futbollit t’i shohin sërish dy rivalët më të mëdhenjë përballë njëri tjetrit, ose strategu holandez mund ta ndryshoj mendimin në çastet e fundit dhe ta vendos argjentinasin në formacionin e parë. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Ndaj Laçit finalja jonë e parë”, Bekaj: Jam përballur me Nuabuezen, ju tregoj qëllimin pse kam ardhur te Tirana
Artikulli tjetërThe Intricate Face Paint Of An Albanian Terbesh Bride