Portieri i Tiranës, Visar Bekaj, ishte një ndër më të dalluarit te bardheblutë në derbin ndaj Partizanit. Gardiani nga Kosova, arriti të neutralizonte një rast të rrezikshëm në pjesën e parë, duke i mohuar golin futbollistit Jurgen Bardhi. 23-vjeçari doli sot në konferencën për shtyp në prag të përballjes ndaj Laçit që do të duhet ditën e nesërme duke u shprehur:

Bekaj

LAÇI – Kam dëgjuar që në fushën e Laçit është shumë vështirë. Është ekip shumë i mirë dhe ka kualitet. Ne jemi përgatitur maksimalisht. T’i harrojmë të gjitha ndeshjet që kemi kalur, kjo është finalja jonë e parë. Do të vazhdojmë të luajmë si finale. Gjitha skuadrat janë shumë të mira. Edhe Kastrioti ka hapur shumë probleme. Besoj jemi aty aty të gjitha skuadrat. Edhe Laçi është pretendent për titulli, por Tirana niset për fitore, si gjithmonë.  Synimi jonë është fitorja, pastaj nëse del ndonjë barazim nuk e di. Për humbje s’mbendojmë fare.

SFIDË PERSONALE ME NUABUEZEN- Unë gjithmonë nisem që mos pësoj gol. Së pari i merr meritat gjithë ekipi, më pas unë. Të nisemi me pozitivitet dhe besoj që do t’ia arrijmë. Jam përballur me Nuabuezen kur luante te Drita në Kosovë. E njoh si lojtarë. Kemi dalë barazim në atë ndeshje, ai nuk më ka shënuar.

PRITJA NDAJ BARDHIT- Nuk e prisja atë moment, mendova që do të dilte topi jashtë. Ai vetëm e goditi, nuk e pa portën fare. Isha aty me vendosje, nuk ishte shumë e vështirë.

TIRANA SI TRAMPOLINË- Unë për këtë qëllim kam ardhur te Tirana. Të bëj lojë të mirë të shpallemi kampionë dhe më pas ndoshta të bëjë lëvizjen më të mirë jashtë vendit. Shpresoj që Tirana të më ndihmojë edhe për paraqitjet me përfaqësuesen”, u shpreh Bekaj.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here