Lewis Hamilton ka nevojë vetëm për një vend të 5-të në Çmimin e Madh të Meksikës që do të zhvillohet këtë fundjavë për t’u shpallur zyrtarisht kampion Bote në Formula 1. Megjithatë në provat e para të lira të garës së Meksikës britaniku i Mercedes-it ishte shumë e shpejtë duke u lënë pas vetëm nga shoku i skuadrës Valteri Bottas që regjistroi kohën më të mirë. Në fakt Bottas bëri një xhiro thjeshtë perfekte gati gjysmë sekondi më të shpejtë se ajo e Hamilton. Pas dy makinave Mercedes u pozicionuan me radhë dy pilotët e Red Bull, Verstappen e Ricciardo të ndjekur nga dy ferraristët Vettel e Raikkonen.

/Supersport.al

Artikulli paraprakEurope Cup: Sigal Prishtina lider i grupit! Sërish deklasoi ukrainasit e Khimik
Artikulli tjetërPas një muaji munges, Montella ka një opcion më shumë në krah të mbrojtjes