Nëse është për të ju besuar mediave spanjolle, kampioni dhe lideri aktual në Serie A Juventus e ka të gatshme një superofertë për spanjollin e Milanit, Suso, i cili është pika më e fortë e Milanit këtë edicion.

Bëhet e ditur poashtu se mediat spanjolle këtë informacion e kanë marrë nga burimet e tyre të afërta me Suso.

Kujtojmë që Suso dhe Milan janë në negociata për kontratën e re, kështu që nëse bisedimet dështojnë, atëherë Juventus mund ta dërgojë ofertën zyrtare për anësorin atakues.

Javëve të fundit mediat italiane janë duke spekuluar vazhdimisht për një interesim të madh nga Juventus për Mattia De Sciglio, por në këtë drejtim akoma nuk ka diçka konkrete.

Artikulli paraprakMourinho “thumbon” gjigantët anglez: Nuk është për të qeshur, por pesë ekipet para nesh mbetën jashtë Evropës….
Artikulli tjetërSpanja publikon listën anti – Izrael dhe Francë! Risitë Deulofeu dhe Illarramendi [FOTO]