Thomas Tuchel “shijon” fitoren e parë në krye të Chelsea-t. Blutë e Londrës mposhtën 2-0 Burnley-n në javën e 21-të të Premier League-s duke fituar disa pozicione në renditje (7).
Vendësit shënuan nga një gol në çdo pjesë, për t’iu kthyer suksesit pas humbjes me Leicester City-n dhe barazimit me Wolves.
Në fundit ë pjesës së parë, më konkretisht në minutë ne 40-të, realizoi Azpilicueta, pasi pasimit të marrë nga Hudson-Odoi, ndërsa llogaritë me Burnley-n i mbylli një tjetër spanjoll, Marcos Alonso, i shërbyer në këtë rast nga Pulisic (84’).
Ndal serinë pozitive të rezultateve Bunrley, që në dy ndeshjet e fundit kishte fituar me Liverpoolin (0-1) dhe Aston Villan (3-2).