Bryan Reynolds ka mbërritur në Roma për të nisur një përvojë të re në futbollin elitar europian. Anësori amerikan, i lindur në vitin 2001, ka zbarkuar në aeroportin Fiumicino në orën 13:00. Ish-mbrojtësi i Dallas Fc është pritur nga drejtuesit e verdhekuqve ndërsa gjatë orëve të pasdites janë parashikuar vizitat mjekësore.

19-vjeçari duhej të mbërrinte dje në kryeqytetin italian, por i është dashur të kryejë një tampon të ri për pasur mundësi që të udhëtonte nga Frankfurti në Romë (fatmirësisht, ka rezultuar negativ). Talenti amerikan do të jetë blerja e dytë të e Romës pas El Shaarawy-t.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here