Nëse klubet angleze nuk po tregojnë asgjë në Evropë dhe dështimet e tyre janë evidente tash e shumë vite, fajtori është i brendshëm dhe mospërvoja e duhur në garat evropiane.
Kjo vlen jashtëzakonisht shumë për Tottenham që në Premier League ndoshta e luan futbollin më të bukur, por mburrja e anlgezëve mund të jetë vetëm i brendshëm sepse kur klubet e këtij shteti po përballen me klubet e kampionateve tjera po kanë telashe të mëdha.

Paramendoni një skuadër që po lufton për titull në Angli, u eliminua nga skuadra e tetë belge Gent që fitoi në ndeshjen e parë 1:0, e më pas luajti baraz 2:2 për të depërtuar në 1/8 e finales.
Por, përveç autogolit të sulmuesit Harry Kane, “gafën” më të madhe e bëri talenti Dele Ali kur gati ia theu këmbën kundërshtarit dhe me plot të drejtë ndëshkohet me karton të kuq.
Dallimi në kampionat dhe gara evropiane është shumë i madh dhe i pakrahasueshëm, andaj koka lartë e klubeve angleze që e mbajnë në Premier League duhet ta mbajnë edhe në Evropë, e jo vetëm me fjalë të mundohet të shkojnë tutje sepse në fund të fundit janë ata që kokën e ulin poshtë.

Artikulli paraprakHarakiri Fiorentina, Sousa rrezikon shkarkimin brenda pak ditëve
Artikulli tjetërKthehet NBA, fitojnë Warriros dhe Rockets