Pas disa ditë pushimi për shkak të All-Star vikendit, kthehetn ndeshjet në NBA. Në mbrëmjen që lam pas u zhvilluan gjashtë ndeshje prej të cilave veçojmë fitoren e Golden State dhe Houston Rockets.
Nënkampioni mposhti 123:113 LA Clippers. Ishte kjo fitorja e 48. sezonale në mbrëmjen e Stephen Curry i cili shënoi 35 pikë, 10 më shumë se Kevin Durant i cili shtoi edhe 14 kërcime.
I mirë ishte edhe Klay Thompson që i shtoi 18 pikë.
Te Clippers u dalluan Austin Rivers dhe Jamal Crawford me nga 19 pikë secili, derisa DeAndre Jordan i shtoi 17 pikë të tjera. Duhet theksuar për fund se Warriors shënaun besoni apo jo 50 pikë në periudhen e tretë.

Kampioni aktual Cleveland Caveliers mposhti New York Knicks 119:104, me mysafirët që gjatë tërë kohës luajtën në ndjekje të rezultatit. Për fitoren e 40 sezonale për Cavs u përkujdesën, Kyrie Irving me 23 pikë, Kyle Korver me 20 dje LeBron James me 18 pikë të shënuara.
Te Knicks më efikasi ishte Courtney Lee me 25 pikë dhe Carmelo Anthony me 20.

Houston fitoi në udhëtim te New Orleans 129:99, fal basketbollistëve të bankës rezervë.
Louis Williams me 27 pikë, Eric Gordon me 19 dhe Ryan Anderson me 17, ishin liderët e Rockets derisa për çudi James Harden që luajti 30 minuta shënoi vetëm 13 pikë.
Te Pelicans u veçuan Anthony Davis me 29 pikë dhe Demarcus Counsis me 27.

Fitore shënuan edhe Sacramento ndaj Denver 116:110, Detroit ndaj Charlotte 114:108 dhe Portland në udhëtim te Orlando Magic 112:103.

Artikulli paraprakMarre për Tottenham, Ali tregohet i papjekur
Artikulli tjetërRonaldo, xheloz për të dashurën Georgina: Kujdes…