Diego Armando Maradona ka refuzuar të komentoj me ribalin e tij të përjetshëm Pele ndeshjen miqësore ndërmjet Argjentinës dhe Brazili që zhvillohet në Australi të premtën paradite nga ora 11.00 me kohën tonë lokale.
Sipas ‘Folha de Sao Paulo’, Maradona nuk ka dashur në asnjë mënyrë që të komentoj ndeshjen në fjalë me legjendën braziliane pasi gjithmonë kanë pasur shkëmbime fjalësh në mes tyre sa herë që është diskutuar se cili prej tyre ka qenë futbollisti më i mirë në histori të futbollit, ndërsa ka zëra se Maradona e di saktë se Brazili për momentin ka skuadër më cilësore dhe nuk dëshiron ta humbë Argjentina e tij duelin përballë rivalit historik, e aq më pak para syve të Pele, i cili gjatë karrierës së tij kishte shënuar 1.279 gola në 1.363 ndeshje dhe i vetmi futbollistë që e ka fituar tri herë Kupën e Botës. /Korneri.net

Artikulli paraprakBoban: Kush e shet Perisicin, nuk merr vesh në futboll!
Artikulli tjetërNesër fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Turqi