Sa herë që flet diça Zvonimir Boban, aty menjëherë ka diskutime të mëdha. Eksperti televiziv për një kohë të gjatë në Sky Sport Italia, dhe dora e djathtë e presidentit të UEFA-së, Gianni Infantino, ka fol për bashkëkombasin e tij Ivan Perisic që është afër largimit nga Inter, shkruan Korneri.net.

Inter është gati ta shet te Manchester United, kurse Boban rreth kësaj çështje ka për të thënë diçka interesante.
“Nuk po arrij ta kuptoj dhe si diskutohet smeri i tij dhe të futet në listën e shitjes. Ai që vendos apo do të venso për shitjen e Perisic, ai nuk di futboll. Unë mendoj se është absurde nëse e shesin duke u arsyetuar se Perisic nuk mund të adaptohet në askeptin teknik dhe taktik. Është diçka shumë e çuditshme.”

Sa i përket trajnerit të ardhshëm Spalletti, Boban tha: “Mendoj se nuk është zgjedhje e keqe, por duhet ta ketë skuadrën e kompletuar sa më shpejtë në mënyrë që ta nis stinorin pozitivisht. Sa i përket Perisicit nën urdhërat e Spallettit, mendoj se është ideal në sistemin e tij”, tha në fund Boban. /Korneri.net

Artikulli paraprakArsenali kreu punë me klubin, por jo edhe më sulmuesin e ri!
Artikulli tjetërMaradona e refuzoi Pelen!!!