Skuadra e famshme angleze Liverpool, edhe njëherë tjetër ë vertëtoi se është më ndeshje të mëdha. Sa herë që ka derbi dhe luan kundër rivalëve të mëdhenjë përfshirë këtu edhe kundër rivalit lokal Everton, gjasat për të dështuar janë shumë të vogla.
Të përzgjedhurit e Jurgen Klopp shënuan fitore në derbin “Merseyside” me rezultat 3:1, për të vazhduar rrugëtimin dhe luftën për një vend në Champions League.

Sadio Mane e nisi në mënyrë perfekte ndeshje duke shënuar pas vetëm tetë minutash lojë, por 20 minuta më vonë Matthew Pennington, e barazoi rezultatin duke gëzuar tifozët e tij.
Megjithatë, gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta kur në skenë doli lojtari më i mirë i Liverpool, Philippe Coutinho që i dërgoi skuadrat në pushim me epërsi të “reds”.
Saktësisht pas një orë lojë Divock Origi i dha fund shpresave të mysafirëve se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.

Pas këtij goli ishte shumë më qetë.

Artikulli paraprakQendërmbrojtësit më të mirë, sipas Maldinit
Artikulli tjetërJuve – Barça bën të pasur… Berluskonin