Besa e Pejës po largohet nga elita, e për këtë faktorë është tërë qyteti i sportit dhe futbollit.

Pejanët që vazhdojnë të luajnë me junoirë, humbne në Prizren nga Liria me rezultat 3:0, dhe kështu mund të kosniderohet që skuadra e cila asnjëherë nuk kishte rënë nga elita e futbollit kosovar nga paslufta në vendin tonë, vitin tjetër duhet të mendoj t’i bëjë llogaritë në Ligën e parë, shkruan Korneri.net.

Nga ana tjetër Liria këtë e shfrytëzoj, dhe nëse do të ishin më serioz, kjo fitore do të ishte shumë më e lartë pas rasteve të lëshuara.
Ilir Mustafa e shënoi golin e parë pas vetëm pesë minutash lojë, kurse dy golat e radhës erdhën pas një ore lojë kur Qëndrim Gashi i shënoi dy golat e radhës për rezultatin final.

Liria me këtë fitore ngritet në kuotën e 28 pikëve sa i ka edhe Prishtina, dhe me këtë ritën mund ta kërkoj dhe synoj titullin. /Korneri.net

Artikulli paraprakLideri Llapi bëhet klubi i parë që fiton në Gjakovë sivjet
Artikulli tjetërValtteri Bottas, “pole position” në Abu Dhabi